Gruaja e arrestuar dyshohej si një nga 3 figurat më të rëndësishme të grupit separatist bask.
Izaskun Lesaka dhe një tjetër i dyshuar si pjesëtar i ETA-s janë arrestuar nga policia franceze në qytetin Macon, sipas deklaratës së Ministrisë së Brendshme të Spanjës. Në njoftim, zonja Lesaka përshkruhej si një nga “3 figurat më të rëndësishme” të ETA-s, teksa bëhet e ditur se të dy të dyshuarit ishin të armatosur.
ETA njoftoi “dhënien fund” të fushatës së saj të armatosur gjatë tetorit 2011, por Spanja ka kërkuar shpërndarjen e saj. Në maj, qeveria spanjolle refuzoi një kërkesë për bisedime nga ETA, fushata 45-vjeçare për pavarësi e së cilës ka marrë mbi 800 jetë njerëzish.
Grupi konsiderohet si një organizatë terroriste nga Spanja, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Top Channel