Autoritetet tajlandeze kanë bllokuar një kamion pasi 16 këlyshë tigrash u gjetën në pjesën e pasme të automjetit.
Drejtuesi i kamionit u ndalua në kufi me Laosin pasi kishte shmangur një postobllok të policisë. Ai u tha policëve se ishte paguar rreth 500 dollarë për të transportuar këlyshët e vegjël.
Tajlanda është një nga qendrat e tregtisë ilegale të tigrave. Pjesët e trupit të kësaj kafshe çmohen në shumë zona të Azisë për efikasitetin e tyre mjekësor.
Të vegjlit u gjetën të futur në tetë arka plastike. Shoferi që i transportonte rrezikon të përballet me 4 vjet burg ose me një gjobë prej 1.300 dollarësh nën akuzën e kontrabandës së kafshëve të egra.
Tigrat e vegjël aktualisht janë marrë nën kujdes nga një zyrë e posaçme. Vetëm 6 lloje tigrash kanë mbetur në botë, me më pak se 1 mijë njësi për çdo grup.
Më herët gjatë vitit, drejtues të policisë dhe doganave nga 13 vende të Azisë firmosën një marrëveshje për forcimin e kontrollit të kufijve me qëllim frenimin e kontrabandës.
Top Channel