Festa e Ullirit në Durrës

27/10/2012 00:00

Në qytetin e Durresit u organizua edhe për këtë vit Festa e Ullirit, një traditë e cila simbolizon paqen dhe harmoninë midis qytetarëve durrsakë.

Nga mbjellja simbolike e rrënjëve të ullirit, organizatorët kanë kaluar në ceremoninë dhe spektaklin për vlerësimin e tre emrave të njohur me titullin “Nderi i Qytetit të Durrësit”.

Këtë vit ky titull iu akordua maestros Zhani Ciko dhe dy biznesmenëve nga Durrësi, Florentina Xheka, presidente e firmës “Aluflor” dhe Ramazan Ferra i firmës me të njëjtin emër. Dy biznesmenëve titulli iu dorëzua nga kryetari i bashkisë Vangjush Dako.

Festa e Ullirit, e organizuar nga shoqata kulturore “Durrësi” dhe bashkia e qytetit, përvec nderimeve të tre figurave të njohura të botës së artit dhe biznesit, por edhe politikës pasi zonja Xheka është dhe një nga drejtueset Aleancës Kuq e Zi, ka ofruar si zakonisht një spektakël plot humor dhe këngë nga artistë dhe humoristë të mirënjohur të skenës shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB