100 vjetori, mirënjohje veprimtarëve klerikë

26/10/2012 00:00

Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, u mbajt një aktivitet për të nderuar figurat atdhetare të klerit shqiptar që punuan për pavarësinë dhe shtetformimin e Shqipërisë.

Fjala e hapjes u mbajt nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli që përmendi dhjetra figura të klerit shqiptar të cilët pavarësisht se i ndante besimi fetar, ishin të bashkuar në dashurinë për atdheun.

Shqiptarët janë krenarë për harmoninë fetar”, tha Zonja Topalli duke vijuar më tej me përmendjen shkurtimisht të figurave kyçe klerike që luftuan dhe dhanë jetën për kombin shqiptar, që nga Ymer Dibra e deri tek Papa Kristo Negovani.

Në ceremoninë e mirënjohejs së veprimtarisë së këtyre figurave, merrnin pjesë përfaqësues të të gjithë klerit fetar në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB