Dhuna dhe arbitrariteti i Administrates Tatimore është barra tjetër e shtuar për bisnesin.
Kjo grua që prej prej vitesh ka hapur këtë rrobaqepsi, përpos barrës fiskale siç thotë të papërballueshme, ku i është përcaktuar fitimi 20 milion lekë, e indinjuar denoncon sjelljen e administrates tatimore.
”Na kanë vendosur mbi një milionë gjobë, që na e hodhën ashtu si qen. Paguam kasat dhe paguajmë si të fitojmë 20 milionë lekë, në këtë rrobaqepësi këtu. Nëse me të vërtetë do të fitonim këtë shumë, tani do të ishim bërë me shtëpi dhe do të kishim larë borxhet”, deklaroi rrobaqepësja.
Kryetari opozites, Edi Rama, tha se PS do të ndërrmarrë si akt të parë të qeverisjes së saj pikërisht ndihmën dhe lehtësimin për bisnesin e vogël.
Heqja e takses së bisnesit të vogel e përllogaritur, tha Rama, është vetëm 30 milionë dollarë ose 0.5 e të ardhura totale për shtetin, një shumë e pakonsiderueshme për te, por një ndihmë e madhe për familjet që mbahen prej biznesit të vogël.
”Për shtetin kjo shumë është e parëndësishme, ama është themelore për njerëzit që mbahen me këtë biznes, që biznes i thënçin pasi ju jeni të vetëpunësuar e jo biznesmenë. Ne do ta heqim këtë taksë dhe këto fitime do të shkojnë tek vetë të vetëpunësuarit. Kjo për shtetin është mëse e mundshme”, deklaroi kryetari i PS-së, Edi Rama.
Të tjerë tregëtare në njësinë bashkiake numër dy, ku u përqendruan takimet e kreut të opozites, gjithashtu flasin për vështirësinë e lartë, veçanërisht gjatë këtij viti.
Heqja e takses së bisnesit të vogël është një masë që PS është angazhuar se do të ndërrmarrë në pushtet, pas takimesh të shumta dhe një konsultimi të gjerë.
Sipas selisë rozë, zerimi i kësaj takse do të rivitalizojë bisnesin e vogël dhe gjithe ekonominë vendase në kushtet e krizës.
Top Channel