“Historia përmes monedhës kombëtare”

25/10/2012 22:34

“Historia përmes monedhës kombëtare”, është ekspozita që Banka e Shqipërisë ka hapur në mjediset e Muzeut Kombëtar në vijim të aktiviteteve për 100 vjetorin e Pavarësisë.

Ekspozita përmbledh të gjitha prerjet dhe emëtimet e lekut shqiptar, në këtë rrugëtim përgjatë një shekulli. Pavarësisht se monedha kombëtare është emëtuar si mjet shkëmbimi më vonë sesa shpallja e Pavarësisë, edhe në këtë drejtim një kontribut të jashtëzakoshëm ka Ismail Qemali për krijimin e Bankës Qëndrore Shqiptare.  

Krijimi i saj nga Ismail Qemali daton në 1914 , vetëm pak muaj pasi kishte shpallur pavarësinë, me bindjen se sovraniteti i një kombi matet me forcën e bonove të thesarit me të cilat ai merr pjesë në tregun ndërkombëtar.

Këto detaje pak të publikuara për qëndrimet ekonomike të Ismail Qemalit, të cilat u theksuan përgjatë ceremonisë së hapjes së kësaj ekspozite, flasin edhe njëherë sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani për vizionin e këtij burri shteti.

Ai njoftoi se Banka e Shqipërisë do të emëtojë në treg për këtë 100 vjetor prerje të reja të lekut dhe një medalion që lidhen me këtë përvjetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA