Kryeministri Sali Berisha e ka vlerësuar vizitën në Tiranë të Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, si ngjarjen më të rëndësishme në kremtimet e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Kryeministri Berisha, i cili e ftoi zonjën Clinton në Tiranë për festën e pavarësisë gjatë takimit të tyre në Uashington, publikoi një deklaratë të posaçme për t’i uruar mirëseardhjen Sekretares Amerikane të Shtetit.
Zonja Clinton vjen në Tiranë më 1 nëntor, në kuadër të një turi në Algjeri dhe në rajonin e Ballkanit.
Siç njofton Departamenti Amerikan i Shtetit, “gjatë vizitës në Tiranë, Sekretarja Clinton do të nxjerrë në pah solidaritetin me Shqipërine, si aleat në NATO dhe me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë do të mbajë një fjalim në Parlament, ku do të vërë në dukje nevojën kritike për më shumë bashkëpunim politik dhe për sundimin e shtetit ligjor”.
Në deklaraten e tij, kryeministri Berisha thekson se “kjo vizitë është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe kombeve tona, ndjenjave miqësore dhe respektit që Sekretarja Clinton dhe qeveria e Shteteve te Bashkuara ushqejne për shqiptarët, si dhe dëshmi e mbështetjes së çmuar që i kanë dhënë dhe i japin në mënyre të vazhdueshme Shqiperisë dhe kombit shqiptar në përpjekjet për ndërtimin e një demokracie të bazuar në vlerat e tregut”.
Kryeministri Berisha thekson se “vizita e Sekretares Clinton në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësise së Shqipërise, është një nder i madh, por edhe një rast i veçantë për qytetarët dhe autoritetet e vendit për të shprehur edhe njëherë mirënjohjen më të thellë ndaj mbështetjes së jashtëzakonshme dhe rolit kryesor që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur këto 100 vite në përpjekjet e shqiptarë pë liri, dinjitet kombëar dhe pë integrim nëinstitucionet euro-atlantike”.
Hillary Clinton është e katërta Sekretare e Shtetit që viziton Shqipërinë që pas rrëzimit të diktatures. Vizitat e James Baker në vitin 1991, e Madeleine Albright në 1998-ën, e Colin Poëell ne vitin 2003, vizita e pritshme e Hillary Clinton në 2012-ën dhe mbi të gjitha vizita historike e Presidentit George Bush në qershor te vitit 2007 janë dëshmitë e perkrahjes amerikane për shqiptarët gjatë dy dedakave të fundit.
Top Channel