Takimi dy ditor i ministrave te brendshem te BE-se ne Luksemburg do te
fokusohet tek mundesia e rivendosjes se perkoheshme te regjimit te
vizave per disa shtete te Ballkanit.
Nje skenar i tille do te merret ne konsiderate nese perpjekjet e tjera nuk do te rezultojne te frytshme, megjithate ideja e pezullimit të së drejtës për të qarkulluar pa viza, mbetet e pranishme. Shkak per nje hap te tille eshte bere rritja e konsiderueshme e kërkesave për azil nga Serbia dhe Maqedonia. Nga janari deri në shtator vetëm në Gjermani kane vershuar nga keto dy vende rreth 49.000 azilkerkues, e kjo perben rreth 20% te pretendimeve totale per azil.
Shumica i perkasin komunitetit rom, megjithate ka edhe te tjere si Arsim Memishi nga Presheva qe udhetoi drejt Gjermanise, e prej andej kaloi ne Suedi. 36-vjeçari u hoq si turist, por ne fakt kerkonte azil.
“Arsyeja e largimit tim eshte situata ekonomike, sociale dhe politike ne Presheve. Papunesia atje eshte e larte. Kam perfunduar studimet e larta ne vitin 2000 e m`u deshen 12 vjet per te gjetur nje pune. Kjo me shtyu te marr rrugen e emigracionit e te vij ne perendim”, thotë 36-vjecari.
Regjimi i udhëtimit pa viza mund të pezullohet për gjashtë muaj, dhe të zgjatet me dymbëdhjetë muaj të tjerë. Sipas njoftimeve të Ministrisë së Brendshme gjermane, ajo së bashku me landet po kërkojnë mënyra “për t’i shkurtuar procedurat administrative te azilit dhe përfundimin e lejeve të qëndrimit nga autoritetet e imigracionit, qe me fjale te tjera, nenkupton metoda më të shpejta për dëbim nga Gjermania.
Top Channel