
Eshtë armik i betuar i Obamës për faktin e thjeshtë se mbështet me forcë
republikanët, e rrjedhimisht kandidatin e tyre në garën për Shtëpinë e
Bardhe, Mitt Romney.
Magnati Donald Trump nuk humb asnje rast per te goditur presidentin dhe tani paralajmeron se ka ne dore dicka vertet te madhe qe do te ndryshoje fatin e zgjedhjeve amerikane; nje “bombe e vertete” e cila do te fundose sipas tij Barak Obamen.
Rrjeti social Twitter dhe mediat vendase nuk flasin per gje tjeter. Trump ka premtuar ta publikoje informacionin e fshehte sot pasdite, pikerisht ne adresen e tij ku miliarderi ka me shume se nje milion ndjekes.
Ai nuk ngurron te njoftoje ne rrjetin social cdo gabim te mundshem te Shefit te Shtepise së Bardhë apo edhe te ashtequajturin mekat te tij: genjeshtren mbi vendin e lindjes qe sipas kundershtareve nuk ishte Hawai, por Kenia, çka e bente te papranueshme kandidaturen e tij ne 2008-ten.
Daily Mail ka hedhur nje hipoteze te sajen se cili mund te jete njoftimi i madh qe ka ndermend te beje tani. Magnati kerkon te shkaterroje imazhin e familjes se lumtur qe cifti Obama projekton kudo. Trump thuhet te kete dokumente qe vertetojne se ne nje periudhe te papercaktuar qarte te marteses se tyre 20-vjeçare, Barak dhe Michelle kishin nisur procedurat e divorcit. Ky do te ishte nje lajm i bujshem nese rezulton i vertete, por ne te kundert, thote shtypi i huaj, bomba e Trumpit s`do te jete gje tjeter veçse nje shashke.
Top Channel