Sfida e Trump ndaj Obamas

24/10/2012 00:00

“Nëse presidenti Barack Obama do të bëjë publike dokumente nga koha kur ka studiuar në kolegj, veçanërisht ato që tregojnë regjistrimin e tij, unë do të jap 5 milion dollarë bamirësi”.

Kjo është sfida e radhës që biznesmeni amerikan, Donald Trump, një armik i përbetuar i presidentit amerikan dhe kandidatit demokrat për një tjetër mandat në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Trump, i njohur për qendrimet e tij konservatore tha se bërja publike e këtyre dokumenteve do të barazonte Obamën me presidentët paraardhës që kanë qenë “transparentë me amerikanët”.

Biznesmeni kërkoi publikimin edhe të pasaportës së Obamës dhe për të gjitha këto vendosi një datë skadence që është 31 tetori, thuajse një javë nga dita kur amerikanët duhet të vendosin njërin mes Romneit dhe Obamas.

Trump nuk ngurron të njoftojë në rrjetin social çdo gabim të mundshëm të Shefit të Shtëpisë së Bardhë apo edhe të ashtuquajturin mëkat të tij: gënjeshtrën mbi vendin e lindjes, që sipas kundershtarëve nuk ishte Hauai, por Kenia, çka e bënte të papranueshme kandidaturën e tij në 2008-tën.

Daily Mail ka hedhur një hipotezë të sajën se cili mund të jetë njoftimi i madh që ka ndërmend të bëje tani. Manjati kërkon të shkatërrojë imazhin e familjes së lumtur që çifti Obama projekton kudo. Trump thuhet të ketë dokumente që vërtetojnë se në një periudhë të papërcaktuar qartë të martesës së tyre 20-vjeçare, Barak dhe Mishel kishin nisur proçedurat e divorcit. Ky do të ishte një lajm i bujshëm nëse rezulton i vërtetë, por në të kundërt, thotë shtypi i huaj, bomba e Trumpit s`do të jetë gjë tjetër veçse një shashkë që do të rrisë pikët për Obaman.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta