Rusi, forcohen fuqitë e Putin

24/10/2012 15:20

Parlamenti i Rusisë votoi për të zgjeruar përcaktimin e tradhëtisë së lartë, në një lëvizje të cilët kritikët e interpretuan si tentativën e re për të heshtur zërat opozitarë në vend.

Nën ligjin e propozuar, tradhëtia e lartë dhe spiunazhi klasifikon edhe të gjithë ata që “do të cënojnë sigurinë e shtetit”.

Në bazë të ndryshimeve, edhe ata që përfitojnë informacion të fshehtë shtetëror në mënyrë të kundraligjshme do të përballen me akuzën e tradhëtisë së lartë.

Marrëveshja pritet të kalojë pa vështirësi në dhomën e lartë të Parlamentit Rus, pasi “Duma” miratoi ndryshimet me 375 vota pro dhe vetëm dy kundër.

”Votimi i Parlamentit mund të konsiderohet si një simbol i fuqizimit të fuqisë së Putin”, shkruante e përditshmja “Nezavisimaya Gazeta”.

”Ligji vendos shpatën e Demokleut mbi çdo qytetar që flet me një të huaj gjatë një bisede pune, madje edhe në një mbledhje të zakonshme, pa asnjë qëllim të fshehtë”, akuzoi Konstantin Rivkin, një avokat i rreshtuar në radhët e opozitës.

Me legjislacionin aktual, dënimi për tradhëtinë e lartë, e dënueshme deri me burgim të përjetshëm, jepet vetëm kundër personave që japin ndihmën e tyre një shteti të huaj, duke dëmtuar sigurinë kombëtare të Rusisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA