Me nismën e Kombeve të Bashkuara, Bashkia e Tiranës ka mundësuar mbjelljen e 21 pemëve në rrugen 28 Nëntori, pranë sahatit të Tiranës, si simbolikë për 21 vite të bashkëpunimit të qeverisë shqiptare me zyrën e Kombeve të Bashkuara në Tiranë.

“Jemi të lumtur që ndodhemi këtu për të mbjellë 21 pemë që simbolizojnë 21 vitet e bashkëpunimit të Kombeve të Bashkuara dhe qeverisë së Shqipërisë. Shpresojmë që ky bashkëpunim të inkurajojë një mjedis të qendrueshëm”, deklaroi Zinev Touimi-Benjelloun, koordinatore e agjencive të Kombeve të Bashkuara.

Nënkryetarje bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me agjencinë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

“Shpresoj që kjo nismë të jetë e përvitëshme, e mbështetura nga zyra e Kombeve të Bashkuara këtu në Tiranë dhe Bashkia e Tiranës do të ketë gatishmërinë në mënyrë që të ofrojmë hapësira të tjera”, deklaroi nënkryetarja Tabaku.

Nën drejtimin e qeverisë shqiptare dhe duke u bazuar në pikat e forta  të njëzet agjencive dhe programeve, OKB në Shqipëri mbështet prioritete kombëtare dhe sfidat e zhvillimit  në fushën e qeverisjes, rendit, ligjit, ekonomisë dhe mjedisit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta