“Marrëveshja sekrete me vlerë 500 milionë euro mes Iranit dhe Rusisë”, mediat ndërkombëtare konfirmojnë: U nënshkrua në Moskë, në 2027 do të… Miliona besimtarë kanë mberritur ne qytetin e shenjte te Mekes per
pelegrinazhin e pervitshem te Haxhit i cili nis sot. Autoritetet Saudite
kane paralajmëruar se do te ndalojne çdo proteste te mundshme mbi
konfliktin ne Siri. Xhamija e madhe, vatra e besimit islamik, gelon nga
njerezit e veshur me te bardha, ashtu sic e kerkon tradita.
Piken kulmore te Haxhit e perben ngjitja ne malin Arafat, diten e enjte. Krahas 1,6 milionë pelegrinëve nga mbarë bota, do te jene edhe gati 750.000 besimtare nga vetë Arabia Saudite. Forcat vendase te sigurise kane marre masa per shmangien e ndonje ikje te rremujshme apo incidentesh te tjera, siç kanë ndodhur shpesh në të kaluarën.
Paniku qe shpertheu mes pelegrineve 6 vjet me pare i kushtoi 364 personave. Autoritetet saudite kane muaj qe pergatiten per kete eveniment e kane investuar me shume se 220 milione euro ne infrastrukture per ta bere pelegrinazhin sa me te sigurte e komod. Rrugetimi drejt Mekes është një nga pesë shtyllat e islamit dhe çdo mysliman duhet ta ndermarre te pakten nje here ne jete. E merkura shenon diten e pare zyrtare te pelegrinazhit qe kulmon pastaj me festen e flijimit, Kurban Bajramin.
Top Channel