
Gjigantët amerikanë të prodhimit të automobilëve, “Ford”, vendosën që të nisin procedurat për mbylljen e fabrikës së tyre në Genk, Belgjikë.
Kjo lëvizje do t’u kushtojë vendin e punës mbi 4 300 punëtorëve.
Kompania ka vendosur që për shkak të mungesës së rentabilitetit, të mbyllë deri në 2014-n fabrikën, që prodhon markat “Mondeo” dhe “S-MAX”.
Më parë gjatë tetorit, “Ford”-i lajmëroi për një plan të gjerë për mbylljen e fabrikave në Europë, për shkak të rënies së kërkesës për makina, që ka bërë që humbjet të arrijnë vlerën e një miliardë dollarëve gjatë vitit.
Përveç Belgjikës, “Ford” ka fabrika edhe në Gjermani, Spanjë dhe Britaninë e Madhe, ku punëson 15 mijë punonjës në total.
Megjithatë, ndikuar nga kriza ekonomike, shitjet e kompanisë kanë rënë me më shumë se 10% gjatë 6-mujorit të parë të vitit, duke prekur nivelin më të ulët në 17 vjet.
Top Channel