
Turqia siguroi Europën se nuk do të ketë ndërhyrje të njëanshme në Siri,
por nuk e fshehu megjithatë zhgënjimin nga qëndrimi i fuqive botërore.
“Vijat tona të kuqe në Siri janë kapërcyer tashmë, por duart i kemi te lidhura,” tha ambasadori turk në BE, Selim Yenel. “Për aq kohë sa Këshilli i Sigurimit të OKB-së është i bllokuar prej vetos së Rusisë dhe Kinës, ne s´mund të bëjmë asgjë. Ky është problemi,” shtoi ai.
Diplomati turk i beri keto komente gjate konferences dy ditore te organizuar nga shoqata e Europës Juglindore në Berlin. Tensionet e pershkallezuara ne kufirin turko-sirian si dhe ashpersimi i politikes turke ndaj damaskut kane shtuar shqetesimet ne kryeqytetet europiane se Ankaraja mund te nderhyje ne Siri. Ne kontinentin e vjeter, mendohet se pavaresisht kontrolleve, nje skenar i tille do ta rendonte krizen akoma me shume. Deklarata e ambasadorit Yenel krijoi lehtesim mes diplomatëve dhe politikanëve gjermanë. Por ai e beri te qarte se Turqia vazhdon t’i qendroje idese se nevojiten aksione te përbashkëta dhe mbështetje ndërkombëtare për t´i dhënë fund tragjedisë së madhe njerëzore dhe të pashoqe siriane në sytë e komunitetit ndërkombëtar.
“Ne po shikojmë dhe kemi frikë se s´mund të bëjmë dot më tepër,” u shpreh Yenel. Zhgenjimi me i madh Ankarase i vjen nga aleati i saj i ngushte,Shtetet e Bashkuara, per shkak se administrata Obama nuk ka ndermend te angazhohet me çeshtjen e aksionit ne Siri perpara zgjedhjeve presidenciale te nentorit.
Top Channel