Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari
Kanë kaluar 24 orë nga mbyllja e grevës së ish të përndjekurve në
studiot e piktorëve në rrugën Komuna e Parisit në Tiranë, por këto
grumbuj mbeturinash të lëna prej grevistëve në vendin ku u strehuan për
31 ditë, ende nuk janë hequr.
Banorët e kësaj lagjie thonë se një ditë më parë kanë pastruar vetë me ujë ambientin ku u zhvillua greva por mbeturinat kanë mbetur aty pasi duhet ti heqë bashkia e Tiranës së cilës i paguajnë taksën e pastrimit cdo muaj.
Ndonëse jo shumë larg rrugës kryesore, kjo lagje duket e harruar nga bashkia e Tiranës.Syri të sheh ngado grumbuj plehrash të pahequra por ajo që të cudit më shumë është mungesa e konteniereve.
Banorët thonë se janë ankuar në bashki, por ajo i ka adresuar tek firmat private me të cilat ka lidhur kontratat për pastrimin e kryeqytetit duke shmangur në këtë mënyrë përgjegjësinë për cilësinë e jetës dhe menaxhimin e mirë të taksave të qytetarëve.
Top Channel