
Presidenti sirian Bashar al-Assad u dha amnisti të gjithë të dënuarve “që nuk janë dënuar për aksione terroriste” dhe që nuk kanë kryer krime ditët e fundit.
Lajmi njoftohet nga televizioni shtetëror sirian, por pa përcaktuar nëse nga kjo amnisti do të përfitojnë edhe qindra të arrestuar politikë dhe aktivistë të opozitës.
Bëhet fjalë për amnistinë e tretë të pjeshme të Assad që nga nisja e luftës civile në vend. Por opozita akuzon lëvizjet janë në favor të pushtetit dhe se nga aministia po përfitojnë të dënuar për krime monstruoze që më pas bëhen pjesë e makinerisë shtypëse të civilëve.
Në raportet ndërkombëtare thuhet se burgjet siriane janë të mbipopulluara që nga nisja e protestave popullore kundër presidentit Assad. Amnistitë e miratuara herë pas here, përvecse kanë lehtësuar koston e regjimit, janë shfrytëzuar edhe për rekrutimin e elementëve kriminalë.
Top Channel