Rusia dhe zgjedhjet në SHBA

23/10/2012 23:45

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se kushdo që do të fitojë zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara do t’i duhet të punojë me Rusinë. Reagimi i tij ishte një përgjigje e drejtëpërdrejtë për republikanin Mit Romni i cili e konsideron Rusinë si armikun kryesor gjeopolitik.

“Ne do të punojmë me ata udhëheqës që do të vijnë në pushtet dhe që do të zgjidhen nga populli. Ka plot shembuj në histori, kur retorika e fushatës prek ekstremet. Por kur fituesi i zgjedhjeve të fillojë punën, ai do të përballet me problemet e vërteta. Vetëm atëherë, mund të krijojmë një opinion për qëllimet e vërteta të njërës apo tjetrës administratë. Jam i sigurt se pavarësisht se cfarë do të ndodhë apo kush do të fitojë, marrëdhëniet me Rusinë për cdo administratë amerikane nuk do të jenë të parëndësishme”, tha Lavrov.

Gjurmuesit e fakteve janë ata që kërkojnë koherencë dhe qëndrueshmëri në deklaratat e kandidatëve duke i krahasuar me fjalitë e zgjedhura në tryezën e debatit.

“Nju Jork Times” shkruan se Romni, me të vërtetë e ka cilësuar Rusinë si armikun më të madh për SHBA-në, megjithëse ka përmendur edhe kërcënime të tjera për sigurinë amerikane.

Mediat shkruajnë se ai u mundua të zbusë fjalët për Rusinë, por pa lëkundur shqetësimin se ky vend përdor represionin politik dhe burimet e pasura natyrore.

Barak Obama, në debatin e fundit të përqëndruar te politika e Jashtme tha se kandidati republikan po përpiqet të kthejë orën prapa në vitet 1980, duke kujtuar se lufta e ftohtë ka mbaruar prej 20 vjetësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA