Rusi, opozita zgjedh udhëheqësit
23/10/2012 00:00
Mbështetësit e frontit opozitar anti-Putin përfunduan procesin 3 ditor të zgjedhjes së liderit të tyre, dhe në fund, ai që triumfoi ishte aktivisti anti-korrupsioni, Alexei Navalny.
Votimi u krye online dhe në të morën pjesë rreth 81 mijë zgjedhës. Vendi i dytë shkoi për Dmitry Bykov që parapriu ish-kampionin e botës në shah, tashmë aktivist opozitar, Garry Kasparov.
Navalny, një emër i njohur vitet e fundit për protestat e tij kundër korrupsioni në vend, deklaroi pas përfundimit të procesit se tashmë do të analizohet se cilët njerëz, cilat metoda dhe cila ideologji ka më shumë mbështetje” në luftën anti-Putin.
Nga procesi u zgjodh edhe Komiteti Koordinues opozitar me 45 anëtarë.
Top Channel