Komisioni Europian mbështeti nismën e dhjetëve vendeve të Bashkimit Europian, të cilat do të vendosin taksa për transaksionet financiare, në mënyrë që të krijojnë të ardhura për të luftuar krizën e borxheve.
Midis dhjetë vendeve përfshihet Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja.
Të gjithë këto vende duan të vazhdojnë bashkarisht me planin e tyre, pasi Parlamenti Europian më parë rrëzoi projektligjin me shumicë votash.
Britania e Madhe është shndërruar në kundërshtaren kryesore të kësaj takse, që nëse do të aprovohej në nivel europian, pritej të dëmtonte veçanërisht rëndë qytetin e Londrës.
Shtetet e tjera që i janë bashkuar katër ekonomive më të mëdha të Eurozonës janë Austria, Belgjika, Greqia, Portugalia, Sllovakia dhe Sllovenia.
“Jam i kënaqur që shoh se dhjetë vende anëtare kanë shprehur vendosmërinë e tyre për të marrë pjesë në miratimin e kësaj takse për transaksionet financiare. Kjo taksë pritet që të krijojë miliarda euro të ardhura të domosdoshme për të ndihmuar vendet në përballim e kësaj periudhe të vështirë për të gjithë ekonominë botërore”, deklaroi Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso.
Top Channel