Japoni, tronditet sërish qeveria

23/10/2012 00:00

Ministri i Drejtësisë në Japoni dha dorëheqjen nga posti i tij për shkaqe shëndetësore. Keishu Tanaka, 74 vjeç u emërua në këtë post 3 javë më parë.

Ai u shtrua në spital ditën e premte pas shqetësimeve që ndjeu në kraharor. Por arsyet shëndetësore nuk bindën opinionin publik vendas. 74-vjeçari së fundmi ishte përfshirë në një skandal dhe emri i tij u përmend disa herë për lidhje të ngushta me botën e krimit të organizuar.

Dorëheqja e Keishu Tanakas është një tjetër goditje për kryeministrin Yoshihiko Noda, figura e të cilit sipas sondazheve në vend është në një rënie të lirë. Në shtator të 2011, Yoshio Hachiro, i sapoemëruar Ministër Tregtie dha dorëheqjen pas deklaratës ku e quajti zonës e goditur nga tsunami përreth Fukushimës, si “qyteti i vdekjes”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta