Irani, shifër rekord ekzekutimesh

23/10/2012 03:02

Irani mban një nivel rekord të ekzekutimeve në tetë muajt e parë të këtij viti. Nga shifrat e zyrtare bëhet e ditur se janë kryer 300 të tilla.

Lajmin e konfirmon i dërguari special i OKB-së për të drejtat e njeriut në Iran, Ahmed Shaheed, duke theksuar se shifra është ndoshta shumë më e lartë se ajo zyrtare dhe kjo për shkak se qeveria kufizon informacionet e disponueshme për këtë cështje.

Në vitin 2011 ekzekutimet kapitale në Iran ishin 670 dhe më e keqja për këtë është se numri nuk po sheh shenja uljeje.           

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA