Ibra, pretendent për çmim letrar

23/10/2012 02:20

Pas shumë çmimeve në fushën e blertë, për Zlatan Ibrahimoviç mund të vijë një çmim kulturor. Biografia e sulmuesit të PSG-së, “Unë, Ibra”, e shkruar së bashku me gazetarin suedez, David Lagercrantz, është mes 6 librave finalistë për çmimin letrar “August”.

Ceremonia e ndarjes së çmimit është fiksuar për më 26 nëntor. Libri, i cili në Itali ka regjistruar një “boom” në shitje, është seleksionuar mes një totali prej 129 autorësh të marrë në provë.

Fama e Ibrës dhe forca kritike e rrëfimit të tij kanë kapërcyer kufijtë sportivë. Në libër, i përbërë prej 389 faqesh, Ibra ka shumë për të diskutuar rreth përmbajtjes dhe përfaqësimit, absolutisht të vërtetë, të personazhit të tij.

Raportet me Guardiolën, grindjet me Zebina, mënyra e tij se si e nget makinën janë disa prej ideve më interesante, që kanë bindur jurinë të përzgjedhë “Unë, Ibra”, për finalen e “August”, një çmim i krijuar në 1988 që mban emrin e dramaturgut dhe shkrimtarit suedez, August Strindberg.

Në rast se shpallet fitues i tij, ish-sulmuesi i Milanit do të përfitojë rreth 12 mijë euro (100 mijë krona suedeze).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA