
Heqja e ujërave nëntokësore mund të ketë shkaktuar tërmetin vdekjeprurës
të një viti më parë në qytetin spanjoll të Lorkës. Shkencëtarët po
studiojnë shkarjen e nendheshme dhe hartat e detajuara te siperfaqes nga
pamjet satelitore, i kane lejuar te nxjerrin perfundime te qarta mbi
zonen ku toka ka levizur.
Ne revisten ‘Nature Geoscience’, ata raportojne se spostimet korrespondojne pikerisht me zonat ku uji eshte drenuar prej vitesh. Studimi deshmon edhe nje here se çfare pasojash mund te kene aktivitetet te tilla njerezore si drenimi apo shpimet e tokes, duke mberritur deri tek efektet sizmike.
Pablo Gonzalez i Universitetit te Western Ontarios dhe kolege te tij perdoren te dhenat satelitore per te diktuar levizjet e tokes ne Lorka qe ne gjeneze. Ata dolen ne perfundimin se termeti ishte rrjedhoje e shkarjes se nje shtrese dheu ne kufi me nje basen te madh uji ne jug te qytetit. Rreshqitja ka ndodhur ne nje thellesi prej vetem 3 kilometrash, cka shpjegon perse nje termet i magnitudes jo aq te fuqishme te 5,1 balleve shkaktoi deme gjigante ne zone.
Ekipi studoi arsyet e mundshme te shkarjes dhe zbuloi se shtrati i basenit kishte pesuar renie te ndjeshme ne 50 vitet e fundit per shkak te drenimeve te vazhdueshme ne rajon. Perllogaritjet e tyre tregojne se kjo mund te jete bere shkak per termetin e ka qene percaktuese edhe per magnituden e tij.
Top Channel