
Debati i tretë dhe i fundit televiziv i dy kandidatëve në garën për
Shtëpinë e Bardhë do të fokusohet në politikën e Jashtme. Perballja
finale perpara zgjedhjeve te 6 nentorit mes presidentit Barak Obama dhe
sfidantit te tij republikan Mitt Romney pritet te terheqe rreth 6
milione shikues me tema kryesore diskutimi Libine, Iranin, terrorizmin,
rritjen e Kines dhe luftrat ne Afganistan e Irak.
Eventi televiziv 90 minutesh mbahet kete here ne Boca Raton te Floridas. Sondazhi i fundit i preferences ne radhet e amerikaneve i vendos te dy rivalet ne pozita te barabarta, secili me 47% te mbeshtetjes. obama, sipas gjasave, do te perpiqet te evidentoje meritat e shefit te shtabit te pergjithshem si njeriu qe neutralizoi Osama bin Ladenin e i dha fund luftes ne Irak.
Nga ana tjeter, analistet ndajne bindjen se presidenti do ta portretizoje Romney-n si lider pa eksperiencen e duhur per te udhehequr nje vend ne kohe krize. Kandidati republikan nga ana e tij do ti meshoje idese se politika e jashtme e Shteteve te Bashkuara po shperbehet perpara syve te amerikaneve. Ne debatin e javes se kaluar ne Neë York, ai nuk la pa permendur sulmin ndaj konsullates ne Benghazi ku u vrane kater diplomate, perfshire ambasadorin Christopher Stevens – dhe perhapjen e dhunes anti-amerikane ne lindjen e mesme, duke i cilesuar si shenja te qarta te dobesimit te politikes se jashtme.
Ish guvernatori i Massachusetts-it e akuzon gjithashtu presidentin se nuk i ka ofruar mbeshtetjen e duhur aleatit kryesor te Shteteve te Bashkuara ne rajon, Izraelit. Edhe pse debati i sotem do te perqendrohet tek politika e jashtme, kandidatet do te perpiqen te perfitojne nga mundesia per te theksuar edhe nje here pikat e forta te politikave te tyre ekonomike.
Top Channel