Pasarela e Beçishtit është duke u restauruar pas një periudhe të gjatë
degradimi. Keezz Dasselaar një qytetar holandez 75-vjeçar pasi pa
gjendjen e pasarelës gjatë dimrit të kaluar fotografoi fëmijët që e
përshkonin urën për të shkuar në shkollë, banorët që zbrisnin në qytet
të ngarkuar me produkte bujqësore dhe aspekte të tjera të emergjencës,
nisi punen per mbledhjen e fondeve.

Ai udhëtoi me fotot në duar 40 km cdo ditë në këmbë për 4 ditë me radhë në Holandë dhe arriti të grumbullojë rreth 30 mijë euro për rikonstruksionin e urës. Në fund të 160 km Dasselaar pësoi një infarkt dhe mori mjekime për rreth një muaj në spital.

Aktualisht ai vetë po drejton punimet për restaurmin e pasarelës i ndihmuar nga dy miqtë e tij holandezë të shoqatës “Grup Pune për Shqipërinë” dhe banorë të fshatit Beçisht.

“Unë isha këtu në shkurt dhe pashë një mësues që po kalonte me vështirësi pasarelën për të shkuar në fshat të japë mësim, pastaj pashë fëmijët që kacavirreshin këtu për të kaluar lumin dhe këto imazhe jua tregova njërëzve në Holandë. Ata e kuptuan se problemi ishte jetik dhe na dhanë paratë për ta rindërtuar. Unë po punoj këtu me miqtë e mi dhe banorët dhe për dy javë besoj se pasarela do të përfundojë”, thotë Dasselaar.

“Ne po përdorim dru suedez të stazhonuar për të realizuar shtratin e pasarelës dhe shpresojmë që rikonstruksioni të shërbejë për të paktën 15 vite”, thotë Henk Lange.

Kjo pasarele eshte ndërtuar prej Ali Pashës dhe u shërben ende 7 fshatrave te zones.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA