Një protestë e opozitës ka degjeneruar në përleshje me policinë në Kuvajt. Bilanci final, sipas BBC, është rreth 100 persona të plagosur.
Mijëra njerëz kanë zbritur në sheshin qendror të Kuwait City kundër ndryshimit të një ligji zgjedhor. Agjentët e policisë kanë përdorur kundër tyre gaz lotsjellës dhe plumba manovër në mënyrë që të ndalonin marshimin drejt selisë qeveritare.
Protesta ka nisur pasi sheiku Sabah al-Ahmad al-Sabah shkriu parlamentin e dominuar nga partitë opozitare. Qeveria njoftoi zgjedhje të reja më 1 dhjetor me një ligj që opozita pretendon se është kundër saj.
Parlamenti i Kuvajtit ka shumë pushtet krahasuar me vendet e tjera të Gjirit dhe anëtarët e opozitës kritikojnë hapur regjimin e familjes Sabah, familje që e drejton Kuvajtin prej 250 vitesh tashmë.
Gjithsesi kjo familje kontrollon postet kyçe të ekzekutivit.
Top Channel