
Udhëheqësit ushtarakë libanezë u kërkuan politikanëve të kenë kujdes me deklaratat e shprehura nëpër mediat vendase pasi rrezikohet përshkallëzimi përshkallëzimi i konflikteve mes grupeve fetare të ndryshme.
Thirrja e ushtrisë mbërrin në një moment kritik për vendin kur qindra trupa ushtarake kanë zbarkuar në kryeqytetin Bejrut për të shmangur përplasjet ndërfetare. Në lagjen e të krishterëve në këtë qytet, ditën e premte u vra nga një shpërthim me autobombë, kreu i agjencisë së brendshme të inteligjencës, gjenerali sunit Ëissam al-Hassan.
Opozita akuzoi Sirinë dhe presidentin Bashar al-Assad për përfshirje të drejpërdrejtë në këtë sulm, ndërsa i bëri thirrje qeverisë të japë dorëheqjen. Këto deklarata nxitën reagimin e mbështetësve të saj që përgjatë gjithë fundjavës, por edhe të hënën kanë dalë në rrugët e vendit e janë përleshur me mbështetës të qeverisë, por edhe me persona të grupeve të tjera fetare.
“Orët e fundit vërtetuan pa asnjë dyshim se vendi po shkon drejt një periudhe të vështirë dhe kritike. Niveli i tensioneve është rritur ndjeshëm dhe në disa rajonë përleshjet janë në përmasa të paimagjinueshme, ndaj të gjithë udhëheqësit politikë duhe të bëjnë kujdes me deklaratat e lëshuara në publik, të mos e mobilizojnë atë sepse fati i kombit është në udhëkryq”, thuhet në deklaratën e ushtrisë libaneze.
Përleshjet më të mëdha janë regjistruar në Tripoli, qytet në veri të vendit, pranë kufirit me Sirinë ku banon pakica alavite, pjesë e së cilës është edhe presidenti sirian, Assad.
Top Channel