Francë, qeveria i shpall luftë krimit korsikan

22/10/2012 15:50

Kryeministri i Francës, Jean-Marc Ayrault, shpalli masa të reja të ashpra policore për të luftuar krimin e organizuar në ishullin e Korsikës.

Vendimi i kreut të ekzekutiv francez vjen vetëm gjashtë ditë pasi një avokat i njohur u qëllua për vdekje brenda makinës së tij, gjatë rrugës për në punë.

Ayrault deklaroi se theksi i luftës së autoriteteve do të vendoset në luftën për pastrimin e parave dhe shkatërrimin e bandave të organizuara, sidomos në tregun e pasurive të patundshme dhe zhvillimet e tjera infrastrukturore.

Si rrjedhojë e përleshjeve midis bandave, vetë ishulli i Korsikës ka mesataren më të lartë të vrasjeve në Europë.

”Bizneset dhe aferat e paligjshme financiare janë pas shumicës së vrasjeve”, deklaroi Ayrault.

Sipas ekspertëve, krimi ka lulëzuar në Korsikë si rrjedhojë e mungesës së koordinimit midis agjensive të ndryshme të sigurisë publike.

Që prej villimit të 2011-s, në ishullin me 300 mijë banorë ka pasur 37 vrasje dhe 117 tentativa për vrasje, duke regjistruar mesetaren më të lartë të këtyre krimeve për person.

E ndodhur në veri të ishullit të Sardenjës, në Detin Mesdhe, Korsika është e njohur për komunitetin e rëndësishëm italian që ka në të dhe disa figura të rëndësishme të historisë botërore, midis të cilëve edhe Napoleon Bonaparti, Perandori i Francës midis viteve 1804-1815.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA