“British Petroleum” kalon në dorë të rusëve

22/10/2012 15:15

Gjigantët britanikë të naftës dhe bazit, “British Petroleum”, njoftuan ditën e hënë për një akord për shitjen e 50% të aksioneve të tyre tek gjigantët rusë të “Rosneft”-it.

Marrëveshja u arrit mbi bazën e shkëmbimit të aksioneve dhe një pagese të menjëhershme.

Në bazë të termave te rene dakord, në arkat e “BP” do të derdhen 17,1 miliardë dollarë, shoqëruar me një total prej 12,84% të aksioneve të “Rosneft”.

Gjigantët rusë pritet të blejnë 100% kompaninë më të njohur britanike të hidrokarbuereve, nëpërmjet blerjes së pjesës tjetër të aksioneve nga konsorciumu rus “AAR”, për një vlerë prej 28 miliardë dollarësh.

Sipas ekspertëve, blerja e “British Petroleum” është një prej investimeve më të mëdha që ka bërë ndonjëherë një kompani ruse në historinë moderne.

Blerja u “bekua” nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili theksoi se “Rosneft”, shumica e aksioneve të të cilës i përkasin shtetit, ka bërë një marrëveshje të mirë me një çmim të lirë. ”Kjo është një blerje e madhe dhe e domosdoshme, jo vetëm për sektorin energjitik rus, por për t’i dhënë një impuls të gjithë ekonomisë botërore”, deklaroi Putin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA