
Shumica e votuesve britanikë do te votonin për daljen nga Bashkimi
Evropian të Britanisë, nëse do të votohej nesër në një referendum,
krahasuar me 34 për qind që jane pro qëndrimit të mëtejshëm.
Kjo shifer e nje sondazhi te kryer ne Londer, eshte me e larta e kundershtimit te britanikeve ndaj BE ne 30 vitet e fundit. Vetem ne vitet 80 kur kryeministre ishte Margaret Thecer ne mandatin e saj te pare ne Qeveri, dy te tretat e britanikeve ishin ne favor te daljes nga tregu i perbashket, sic njihej BE-ja ne ate kohe.
Rezultatet e ketij sondazhi shokues behen publike ne kohen, kur Kryeministri Cameron po pergatitet te deklaroje se ai eshte ne favour te nje refendumi per anetaresimin dhe kur BE pritet te filloj nje propagande sensibiluzuese pro- Brukselit, ne perpjekje per te perballuar sentimentet anti-evropiane ne kontinent.
Parlamenti Evropian pritet te votojë te marten per fushaten e ndergjegjesimit per perfitimet nga anetaresimi ne BE, duke e projektuar vitin 2013, si “Viti i Qytetareve Evropian”.Mbeshtetja per daljen nga BE ne Britani, peson nje rritje prej dhjete perqindesh ne krahasim me vitin e kaluar, ku shifra ishte 41 per qind dhe kjo i atirbohet krizes ekonomike ne eurozone.Sipas burimeve qeveritare mesohet se manifesti i ardhshem politik i Konservatoreve ne pushtetet do te permbaj premtimin per negocimin e riatdhesimit te disa prej kompetencave nga BE e cila do te pasohet nga nje refenduim per te ardhmen ne BE, menjehere pas zgjedhjeve te ardhshme te pergjithshme, modalitet e te cilit mbesin shume te paqarta. Dukshem ne rradhet e publikut britanik po konsolidohet frikshem ideja se Evropa nuk eshte konkuruese ne shkalle globale dhe nese Britania nuk shkeputet prej saj, ka gjasa qe te vuaj te njejtat pasoja si BE-ja.
Top Channel