Atentati në Liban, SHBA do ndihmojë në hetime

22/10/2012 00:00

Shtetet e Bashkuara do të ndihmojne hetimet mbi shpërthimin e së premtes
në qendër të Bejrutit që i mori jetën një zyrtari të lartë të sigurisë.

Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe kryeministri libanez Naxhib Mikati biseduan ne telefon e rane dakort per nje hetim te perbashket. Zonja Klinton theksoi angazhimin e palekundur te Washingtonit per stabilitetin, pavaresine, sovranitetin e sigurine e Libanit, tha zedhenesja e DASH, Viktoria Nuland.

Ajo nenvizoi po keshtu rendesine e bashkepunimit te lidereve politike ne kete moment delikate, si rruga per te siguruar qetesine ne vend dhe nxjerrjen e personave pergjegjes te sulmit perpara drejtesise.

Bomba e se premtes i mori jeten Wissam al Hasanit e dy personave te tjere, mes te cileve nje kalimtare e rastit. Perleshje te dhunshme shperthyen ne kryeqytetin libanez pas funeralit te tij te dielen dhe nga protestuesit, pati thirrje per largimin e kryeministrit. Policia perdori gazin lotsjelles dhe te shtenat paralajmeruese ne ajer, kur turma tentoi te mesynte zyrat qeveritare. Trazira u regjistruan gjate nates edhe ne qytetin verior te tripolit, ku raportohet per tre te vrare.

Lideret opozitare fajesojne Sirine per shperthimin. 47-vjeçari Hassan kishte lidhje te ngushta me familjen Hariri, e cila njihet per qendrimin e prere anti-sirian. Protestat e mbajtur ne mbare vendin ishin pikerisht kunder Damaskut dhe aleateve te tij libaneze, mes frikes se konflikti qe po shkaterron vendin fqinj, mund te kaperceje kufijte, dhe shenjat e para ne Liban kane nisur.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta