Papa Benedikti i XVI do të shenjtërojë shtatë persona ditën e dielë, në atë që është përshkruar si një “ditë e madhe” për të gjithë krishtërimin.
Midis personave që do të marrin bekimin e Atit të Shenjtë, bie në sy Mohaëk Kateri Tekekëitha, shenjtori i parë i historisë i lindur në Amerikën e Veriut.
Një tjetër shenjtore është gjermania Marianne Cope, e cila i dedikoi 30 vjet të jetës së saj lebrozëve në Hauai.
Shenjtërimi i tyre, së bashku me pesë shenjtorë të tjerë, do të kremtohet në një meshë të posaçme të mbajtur në sheshin e Shën Pjetrit.
”Kjo është një javë e madhe për Amerikën dhe Vatikanin. Shenjtërimi është nderimi më i madh që mund t’i bëhet një personi pranë Zotit”, deklaroi këshilltari për komunikimin i Vatikanit, Grek Burke.
Secili prej shtatë shenjtorëve, bëhet i tillë pasi Vatikani pretendon se ka arritur të vërtetojë se ata kanë kryer mrekulli, me ndihmën e Frymës së Shenjtë.
Vërtetimi i dy mrekullive është një prej kushteve fikse për shënjtërimin e një personi, ashtu siç ka ndodhur më parë edhe me Nënë Terezën.
Top Channel