SHBA, hap zjarr ndaj turmës, 3 viktima

21/10/2012 00:00

Një person ka hapur zjarr drejt një turme njerëzish pranë një qendre tregtare në Brookfield, Wisconsin. Mediat lokale flasin për 3 viktima dhe 4 të plagosur.

“Një burrë afro-amerikan, i gjatë dhe i shëndoshë”. Është ky identikiti për të dyshuarin, sipas rrjetit Fox News.

Autori bëhet e ditur se kishte dalë nga një makinë Mazda e zezë, prodhim i vitit 2003. Më pas ai hapi zjarr në një sallon bukurie në periferinë e Millwaukee-t, aty ku kishte punuar bashkëshortja e tij. Ngjarja raportohet rreth orës 11:00 me orën amerikane, ose 19:00 me atë shqiptare.

45-vjeçari Radcliffe Haughton është autori i masakrës. Policia e ka gjetur të vdekur brenda sallonit të bukurisë.

Më 4 tetor, Houghton ishte ndaluar nga policia pasi kishte shpuar gomat e makinës së bashkëshortes së tij. 4 ditë më pas ai ishte urdhëruar të qëndronte përkohësisht larg të shoqes si pasojë e dhunës që ushtronte ndaj saj, pas vendimit të gjykatës së Miluokit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA