Nje rruge per tre qarqe

21/10/2012 09:15

Fondi shqiptar i zhvillimit po realizon nje projekt per te krijuar nje rrjet rrugesh qe do te lidhin 15 mije banore te komunave Grekan, Kajan e Kozare dhe qe lidh edhe tre qarqe, Elbasan, Berat dhe Fier.

Rruga me gjatesi 13.5 km eshte nje investim i Fondit Shqiptar te Zhvillimit me financim te Qeverise Shqiptare, Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim, Bankes Europiane te Investimeve si dhe Bashkimit Europian.

Banoret e fshatrave Grekan, Deshiran, Guras e Rrenes u njohen me gjurmen ku do te kaloje rruga dhe u informuan mbi ndikimin social dhe mjedisor.

Nderkohe, rruga aktuale eshte teresisht e shkaterruar dhe kalohet me shume veshtiresi.

”Ky segment rrugor eshte ne vijim te disa invesimeve te kryera nga FSHZH ne Qarqe, Elbasan, Fier dhe Berat, me synimin e krijimit te nje rrjeti rrugesh rurale qe ndihmojne fermeret e nje prej zonave me prodhimtari me te larte bujqesore te cojne produktet e tyre me shpejt ne tregun rajonal te  Lushnjes me kosto me te ulet e me fitim me te larte.Kjo rruge, se bashku me segmentin rrugor  Kozare-Fiershegan qe do filloje nga puna ne nentor si dhe me  rrugen e perfunduar  Belsh-Fierze-Kosove, perbejne nje unaze te zones se Dumrese, e cila i’u  jep mundesi banoreve te lidhen me rrugen nacionale Lushnje-Berat”, deklaroi Benet Beci, drejtori ekzekutiv i Fondit Shqiptar te Zhvillimit.

Rruga e re do te kete nje gjeresi asfalti 5.5 m dhe dy bankina nga 0.5 m. Ajo do te jete e pajisur me trotuare, hapesira parkimi dhe vepra arti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA