Libi, luftime në ish-bastionin e Gadafit

21/10/2012 17:45

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën në një ditë luftimesh në Libi në rajonin e Bani Walid, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Lana.

Bëhet e ditur se rreth 200 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në disa përleshje mes milicisë pro qeveritare dhe njerëzve të armatosur në një bastion pro ish liderit të vendit, Muamar Gadafit.

Qeveria e re e Libisë është duke u munduar të vendosë autoritetin e saj në një vend ku popullsia është ende e armatosur.     

Ndërkohë, ende lajme konfuze vijnë për sa i përket kapjes së ish-zëdhënësit të Gadafit, Mousa Ibrahim.

Zyra e Kryeministrit tha të shtunën se forcat qeveritare e kanë arresuar zotin Ibrahim në jug të Tripolit.

Por Nasser al Manaa, zëdhënësi i kryeministrit, tha më vonë se nuk ka asnjë provë për kapjen e tij.  

Më vonë në një raportim në lidhje me këtë cështje thuhet se Ibrahim u shfaq në internet duke përgënjeshtuar lajmin.  

Përleshjet në Libi vijnë një vit pas rrëzimit të regjimit dhe vrasjes së ish-diktatorit të vendit Muamar Gadafit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA