
Politikanët libanezë akuzuan Sirinë se qendron pas sulmeve me bomba që tronditën Bejrutin ditën e premte, ku mes viktimave ishte edhe kreu i shërbimit sekret vendas, Wissam al-Hassan.
Al-Hassan njihej si kundërshtar i regjimit të presidentit Bashar al-Assad. Ndërkohë, qeveria vendase dënoi sulmin duke e quajtur atë akt terrorist, por refuzoi të dalë në përfundime nëse pas tij qendronte apo jo Damasku.
Opozita gjithashtu e dënoi ashpër aktin, por për këtë fajësoi qeverinë dhe i kërkoi asaj dorëheqjen. Kreu i koalicionit opozitar, Saad Hariri akuzoi drejtpërdrejt presidentin sirian Bashar al-Assad, tërbimi i të cilit tha ai, po kalon kufijtë e Sirisë.
Wissam al-Hassan, kreu i shërbimit të inteligjencës së brendshme në Liban ishte mes tetë viktimave të shpërthimeve të fuqishme që ndodhen në lagjen Ashrafiya.
Top Channel