Siria, protesta edhe në Tiranë

20/10/2012 21:55

Alia Noha, një qytetare siriane e cila prej tetë vjetësh jeton në Shqiperi, ka gjetur mbështetjen e bashkëkombasve të vetë, por edhe të shqiptarëve në një protestë të majtur të shtunën pranë bllokut të ambasadave në Tiranë, ku është kërkuar largimi i menjëhershëm i presidentit Assad dhe regjmit të tij.

Alia ka kërkuar ndërhyrjen e Kombeve të Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë fund torturave dhe vdekjeve.

Janë 3 milionë qytetarë sirianë që jetojnë si refugjatë në kampe ku kushtet janë mjaft të këqija, ndërsa qindra mijëra sirianë të tjerë, që jetojnë në këtë vend, po vdesin si pasojë e dhunës, sëmundjeve infektive dhe urisë.

Në një peticion të firmosur nga të gjithë protestuesit është kërkuar që Kombet e Bashkuara të mos qëndrojnë të heshtura para dhunës së tmerrshme që regjimi sirian po ushtron mbi popullin e vet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA