Siri, “armëpushim për festë”

20/10/2012 00:00

I dërguari i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi nisi takimet me udhëheqësit e regjimit sirian për t’u paraqitur atyre planin e paqes së përkohëshme të mbështetur nga Turqia dhe Irani.

Brahimi u prit nga Ministri i Jashtëm sirian, Walid al Muallim. Takimi u njoftua nga zëdhënësi i ministrisë siriane. Diplomati veteran agjerian mësohet se ka prezantuar planin e tij të ndaljes së luftimeve, të paktën për ditët e festës së Kurban Bajramit.

Plani parashikon ndërprerjen e luftimeve nga data 26 deri në datën 28 tetor, ditët e festës së Kurbanit. Nisma e Brahimit është parashtruar më parë në Ankara dhe Teheran. Si Turqia, ashtu dhe Irani, pavarësisht ndasive sa i përket Sirisë, e mbështesin këtë plan.

Ndërkohë, nuk dihet qendrimi i rebelëve të armatosur për këtë propozim, ndërsa detajet e tij janë ende në fazë konsultimesh mes palëve të interesuara.    

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta