
Rreth gjysmë milioni palestinezë në Bregun Perëndimor u janë drejtuar kutive të votimit për të rinovuar udhëheqësit e tyre lokalë, gjashtë vite pas zgjedhjeve legjislative.
Qendrat e votimit janë hapur në mëngjes herët dhe do të mbyllen në orën 18:00. 4.700 është numri i kandidatëve në këto zgjedhje, nga të cilët 25 përqind janë femra.
Këto zgjedhje shihen si një test i fortë për dy partitë kryesore palestineze, për atë të presidentit aktua, Mahmoud Abas dhe për Hamas-in. Gjithashtu këto zgjedhje do të shërbejnë si test për të kuptuar qendrimin palestinez karshi Izraelit, nëse votohet Hamasi, atëherë ky qendrim është ashpërsuar.
Masat e sigurisë janë përforcuar, ndërkohë që Izraeli ka rritur ndjeshëm numrin e postoblloqeve dhe ushtarëve në rrugët hyrëse në vijën ndarëse me Bregun Perëndimor.
Top Channel