“Obama nuk ka axhendë për një mandat të dytë”

20/10/2012 04:40

Kandidati republikan për president, Mitt Romney ka vënë në lojë  Presidentin amerikan Barak Obama, duke thënë se rivali i tij nuk ka një “axhendë” të denjë për një mandat të dytë në detyrë.

Në një miting elektoral në Florida, ai tha se fushata e Obamës ishte “ulur në sulme të vogla dhe lojra fjalësh pa kuptim”.

Disa orë më parë, zoti Obama kritikoi zotin Romney për lëvizjen nga pozicioni i tij i mëparshëm vetëm sepse dita e zgjedhjeve po afrohet, duke thënë se republikanët vuajnë nga “Romnesia”.

Dy rivalët do të takohen në Florida të hënën, për debatin e tyre të fundit, në lidhje me politikën e jashtme.

Z. Romney dhe republikanët janë duke vazhduar të përqëndrohen në trajtimin e cështjes së administratës së Obamës mbi sulmin vdekjeprurës në Bengazi të Libisë, në të cilin katër amerikanë, duke përfshirë ambasadorin e SHBA-ve u vranë.

Incidenti provokoi një debat gjatë përballjes të dytë të martën që shkoi, dhe ka gjasa që të debatohet nxehtësisht përsëri për të njëjtën cëshjte në Boca Raton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA