Masakra e Alpeve, çiklisti u vra i pari

20/10/2012 00:00

Çiklisti ishte viktima e parë e masakrës në alpet franceze ku u shfaros familja britanike, al-Hilli.

Policia shkencore franceze pasi analizoi trajektoret e plumbave dhe gjurmët e tjera të grumbulluara nga vendngjarja, thotë se çiklisti Sylvian Mollier, 45 vjeç, punonjës në një impiant bërthamor është qëlluar i pari, ndërsa familja britanike është qëlluar në përpjekje për t’u larguar nga skena tronditëse.

Sipas hetimeve, Saad al-Hilli, 50 vjeç, ndodhej jashtë makinës tip BMW bashkë me familjen e tij. Sapo kanë parë vetëm pak metra më larg të shtënat ndaj çiklistit 45-vjeçar, ai ka nxituar të hipë në makinë së bashku me familjen për t’u larguar sa më parë.

Por motori i makinës nuk i është përgjigjur në kohë. Vrasësit janë afruar tek makina, kanë qëlluar të parin atë, më pas bashkëshorten e tij Iqbala, vjehrrën 74 vjeçare dhe nuk kanë kursyer as dy vajzat Zainab dhe Zenna, por që mrekullisht u shpëtuan plumbave.

Provat e reja kanë shtuar edhe më shumë misterin e masakrës së Alpeve franceze që tronditi jo vetëm Francën në fillim të muajit shtator.  Tashmë rriten dyshimet se objektivi i vërtetë i sulmit mund të ketë qenë çiklisti, por nuk përjashtohet as mundësia që çiklisti të jetë vrarë i pari për të humbur gjurmët.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta