Irakeno-kanadezi përballet me esktradimin në SHBA

20/10/2012 03:03

Një qytetar kanadez, i lindur në Irak do të ekstradohet në SHBA nën akuzat se është i lidhur me të paktën dy shpërthime vetëvrasëse në Irak.

Gjykatësi në Edmonton, Alberta, tha se telefonatat e zbuluara dhe e-mail-et provonin përfshirjen në sulme të Sayfildin Tahir Sharif.

Ai akuzohet se ka ndihmuar një grup xhihadistësh tunizianë të vrasin 5 ushtarë amerikanë dhe shtatë civilë në një stacion policie në Irak në dy sulme të ndryshme.

Avokati tha se klienti i tij do të apelojë kundër vendimit për ekstradimin.

Nëse Sharif do të dënohet për akuzat për terrorizëm në SHBA, ai do të përballet me dënimin maksimal me burgim të përjetshëm.

Sharif, i njohur gjithashtu si Muhamed Isa Faruk, ka lindur në Irak, por u transferua në Toronto si refugjat në vitin 1993.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA