
Për Turqinë, aleate kyçe të Shteteve të Bashkuara e sidomos
administrates aktuale, nje mandat i dyte i Barak Obames ne krye te
Shtepise Bardhe, eshte me shume rendesi.
Ne nje analize te saj, Deutsche ëelle tregon se Obama eshte kandidati i preferuar i elitës politike në Turqi.
Pavaresisht ftohjes se vene re ne marredheniet mes presidentit amerikan dhe kreut te ekzekutivit turk Rexhep Tajip Erdoan, Ankaraja po perpiqet ta minimizoje situaten duke theksuar se ngurrimi i Washingtonit per te ndermarre nje rol me vendimtar ne Lindjen e Mesme ka ardhur kryesisht per shkak te gjykimit te brendshem politik te kampit te Obames para zgjedhjeve.
Ngerci mes Obames dhe Erdoanit u vu re ne fillim te vitit. Mungesa e komunikimit mes tyre u interpretua ne shtypin vendas si nje hendek mes dy lidereve pasoje e mosperputhjes se kendveshtrimeve mbi mundesine e nje nderhyrjeje ushtarake ne Siri. Por Qeveria turke po perpiqet te tregoje se do te donte te shihte rizgjedhjen e Barak Obames per nje mandat te dyte.
Megjithate, nuk eshte vetem elita politike e vendit, por edhe popullsia turke ajo që preferon qendrimin ne detyre te Obames. Sipas nje sondazhi te kompanise kerkimor te marketingut, Barem, 94% e turqve do te votonin per te. Shume analiste nuk e konsiderojne surprize nje mbeshtetje kaq te madhe, pasi Obama shihet si udhëheqës qe është përballur me politikat e diskutueshme të ish-presidentit amerikan Xhorxh ë.Bush, veçanërisht gjatë luftës se Irakut.
Top Channel