Rebelët kurdë morën përsipër përgjegjësinë për një sulm me bombë ndaj një gazsjellësi në një krahinë në lindje të Turqisë.
Shpërthimi i se premtes bëri që rrjedhja e gazit me Iranin të ndërpritej, ndërsa plagosi 28 ushtarë, të cilët sipas një burimi zyrtar, ishin duke kaluar në rajon në momentin e shpërthimit.
Ky është sulmi i dytë në muaj ndaj gazsjellësit. Grupi separatist kurd, Partia Popullore e Kurdëve, gjithashtu është bërë përgjegjëse për disa shpërthime të ndodhura në gazsjellës brenda territorit iraken.
Sipas guvernatorit të Agrit, krahinës ku ndodhi incidentët, kurdët kishin përdorur një bombë të telekomanduar në distancë për të realizuar shpërthimin.
Për momentin, mbetet e paqartë se kur do të rifillojë furnizimi normal me gaz i vendit. Për të kompensuar humbjet, furnizuesi rus, “Gazprom”, informoi se do të shtojë eksportet ndaj Rusisë.
PKK është duke luftuar prej tre dekadash me Turqinë, për të realizuar pavarësinë e krahinave jugore të banuara nga popullsi me shumicë kurde. Organizata konsiderohet si terroriste nga Ankaraja zyrtare, nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Top Channel