Springsteen mbështet Obaman
19/10/2012 00:00
Bruce Springsteen është i fundit mes artistëve që del në përkrahje të presidentit dhe kandidati demokrat për një tjetër mandate në Shtetet e Bashkuara, Barack Obama.
Në Ohajo, Bill Clinton, ish-presidenti që po zhvillon një fushatë të intensive në mbështetje të Obamas mbajti një fjalim para mbështetësve demokratë. Nga foltorja ai ekzaltoi publikin, ndërsa më pas ftoi artistin e famshëm amerikan të thoshte dy fjalë.
Dhe Springsteen nuk zhgënjeu. Ai zgjodhi një kitarë për të mbajtur një minikoncert para mbështetësve të Obamas dhe bëri publike mbështetjen personal për presidentin.
“Amerika është në udhëkryq dhe zgjedhja më e mirë është Barack Obama”, tha Springsteen.
Top Channel