Skoci, incident në aeroportin e Glasgout

19/10/2012 18:50

Avioni i linjës “Jet 2”, me destinacion Alikantën në Spanjë, ka bërë një ndalim emergjence vetëm pak sekonda pas nisjes në pistë, pasi tymi ka mbushur kabinën.

Nga rreth 200 pasagjerët dhe ekuipazhi, 17 prej tyre janë plagosur dhe disa janë dërguar në spital, ndërkohë që bëhej evuakuimi i pasagjerëve në pistën e aeroportit të qytetit skocez të Glasgout, në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Shumica e të lënduarve kanë marrë plagë gjatë proçesit të evuaktimit nga avooni. Sipas Shërbimit të Ambulancave në Skoci, katër persona janë dërguar në spital, ndërsa policia thotë se është duke hetuar incidentin e avionit, model “Boeing 737”.

Drejtuesit e aeroportit kanë mbyllur kompleksin dhe të paktën një dyzinë fluturimesh janë anuluar, ndërkohë që disa avionë janë detyrar të ulen në qytetin e Edinburgut. Ende nuk dihen shkaqet e incidentit, i cili mund të kishte rezultuar fatal për pasagjerët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA