
Të ngërthyer në një garë të ashpër zgjedhore, Barak Obama dhe sfidanti i
tij republikan Mitt Romney u perpoqen të çtensionojnë ca situatën me
shkëmbime batutash në një mbrëmje bamirësie të organizuar nga dioqeza e
kryepeshkopit katolik në New York.
Dy dite pas debatit brutal televiziv, sic e quajti media vendase ate te se merkures per shkak te goditjeve verbale qe shkembyen pretendentet per Shtepine e Bardhe, dy kundershtaret vune ne loje gabimet e veta. Obama performancen e dobet te perballjes se pare, Romney pasurine e tij.
“Isha plot me energji ne debatin e dyte. Ndihesha i shplodhur pas gjumit te gjate qe bera ne debatin e pare”, tha Obama.
“Pas nje fushate te gjate e te lodhshme, eshte e kendshme te pushosh e te veshesh neper shtepi rrobat qe veshim une dhe Ann”, tha Romney.
Pati dhe shaka per bashkeshortet.
“Kam marre nje mesim te mire sesa gjera te keqija mund te te ndodhin nese ne pervjetorin tend te marteses, harron te blesh nje dhurate”, tha Obama.
“Presidenti obama dhe une jemi me fat qe kemi dike ne cep te ringut, i cili eshte gjithmone aty, njeriu ku mund te mbeshtetemi, prania e te cilit na qeteson dhe pa te cilin nuk do te mund te ecnim perpara. Une kam gruan time te bukur Ann, ai ka Bill Klintonin”, tha Romney.
Mbremja e bamiresise eshte nje mundesi e pervitshme per presidentet dhe aspirantet per Shtepine e Bardhe qe te testojne aftesite e tyre komike me batuta qe godasin me se shumti pikat e tyre me te dobeta.
Top Channel