
Të paktën tetë persona humbën jetën dhe mbi 70 të tjerë u plagosen, pasi një autobombë shpërtheu pak pas mesditës së të premtes në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.
Ishte media shtetërore ajo që raportoi këtë sulm, i cili vendosi në shënjestër lagjen me shumicë të krishterë të kryeqytetit.
Pamjet televizive tregojnë ambulunca të shumta duke shkuar në vendngjarje, ndërsa shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që ai u ndie edhe disa kilometra larg. Autorësia e këtij sulmi nuk është marrë përsipër nga asnjë grup militant.
Një vend me rëndësi të madhe gjeostrategjike, për shkak të kufirit që ndan me Sirinë dhe Izraelin, Libani është duke përjetuar një destabilizimin gjithmonë e më të madh për shkak të ngjarjeve që janë duke ndodhur në Sirinë fqinje.
Ndërkohë, gjenerali Wissam al Hasan, shef i shërbimit të inteligjencës në policinë libaneze, ka mbetur i vrarë në atentatin dinamitard, bën të ditur televizioni arab Al Jazira.
Top Channel