Francë, feja e bashkuar kundër martesave gay

19/10/2012 04:00

Sulm i përbashkët nga ana e tre feve të mëdha abrahamike kundër ligjit të ardhshëm që synon miratimin e martesave dhe adoptimeve gay në Francë.

Pas Kristianëve(Katolikë, Orthodoksë, Protestantë) dhe myslimanëve, ka dalë kundër edhe bota hebraike.

Inati i sinagogave ndaj projektit mbi ligjin të sponsorizuar nga Presidenti i Francës, Fransua Holland është treguar në vecanti edhe në një letër të hapur nga rabini i madh i Francës, Gilles Bernheim.        

Pak ditë më parë u bë e ditur se në Francë, në të gjithë dokumentet ligjore, përfshirë dhe certifikatat e lindjes, përcaktimet “nënë dhe baba” do të zëvendësohen me prind një dhe prind dy.

Ky ishte propozimi i qeverisë socialiste të Fransua Holland. Një masë kjo që bën pjesë në një projekt më të gjerë, i cili do të legalizojë martesat mes homoseksualëve dhe do t’u  japë të drejtën cifteve gay që të adoptojnë fëmijë.

Propozimi i qeverisë indinjoi kishën dhe një pjesë të francezëve, sipas të cilëve një masë e tillë duhet të konsultohet me popullin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA